Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno ka deklaruar se prilli do të jetë muaji që do përcaktoj sezonin e klubit si brenda vendit dhe në Evropë.
Los Blancos kanë shpresë për të fituar trofeun e 12 të Ligës së Kampionëve dhe për t’u bërë klubi i parë ndonjëherë që fiton garën në dy sezone të njëpasnjëshme në format e saj të tanishme, ndërsa ata janë në kërkim edhe për zgjerimin e rekordit në La Liga me një trofe të 33 të fituar.
Ish-sulmuesi spanjoll kishte një karrierë 11-vjeçare në ekipin e parë të Madridit, por është i shqetësuar rreth një muaji të vështirë që do të shohin pesë ndeshje të vështira në La Liga, përfshirë ndeshjet kundër Atleticos dhe Barcelonës, së bashku me dy ndeshje të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.
“Ky do të jetë një prill mbresëlënës. Gjithçka që ekipi ka punuar aq shumë për këtë sezon do të përcaktohet gjatë disa javëve të ardhshme”, ka thënë Butragueno për ESPN.
“Ky është një nga muajt më të ngjeshur që unë mund të kujtoj për shkak të cilësisë së kundërshtarëve dhe afërsisë së këtyre ndeshjeve të profilit të lartë”, transmeton Telegrafi.
“Bayern Munich në Ligën e Kampionëve? Ky është ekipi që të gjithë ne kemi kërkuar për të shmangur. Këto do të jenë ndeshje shumë të rrezikshme”.
“Këto janë dy ekipet më të mira në Evropë, ka pak për të zgjedhur mes tyre dhe për mua, kjo duhet të ketë qenë në finale”, përfundoi legjenda spanjolle. /Telegrafi/