Telegrafi

Butragueno mbështet Lopeteguin nën presion

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragueno, ka mbështetur Julen Lopeteguin duke thënë se ai ka besimin e klubit mbretëror.

Lopetegui është nën presion të madh te kampioni aktual i Evropës pas katër ndeshjeve pa fitore, gjatë të cilave Reali dështoi që të shënonte.

Por, Butragueno – drejtor i marrëdhënieve institucionale te klubi madrilen ka ofruar përkrahjen më të madhe për trajnerin.

“Ne kemi një ekip të mrekullueshëm teknik. Ne u besojmë dhe jemi të bindur se do të kemi sezon të mrekullueshëm”.

“Real Madridi gjithmonë shkon për të fituar në cilën do fushë dhe çdo herë luajmë për miliona adhuruesit në mbarë botën”, u shpreh Butragueno.

Reali është në vendin e pestë në tabelë, por me një fitore para rivalëve tjerë, do të kishte kreun tabelar.

Kjo nga se Barcelona pret në shtëpi lideren Sevillan, kurse Atletico Madridi i shkon Villarrealit në El Madrigal.

/Telegrafi/