Telegrafi

Butragueno: Bayerni ekip i shkëlqyeshëm, duam finalen

Drejtori i Marrëdhënieve Institucionale apo me publikun të Real Madridit, Emilio Butragueno, ka folur pas shortit për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës ka dashur që Real Madridi të tërhiqet me Bayern Munichun si kundërshtar në gjysmëfinale.

Këta dy kundërshtar janë të njohur për njëri-tjetrin pasi iu ka rënë shumë të luaj mes vete në arenën ndërkombëtare dhe Butragueno pret që Reali të arrij finalen.

Lexo po ashtu Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, Bayern-Real Madrid ndeshja kryesore

“Është e vështirë të arrijmë në këtë fazë të garës dhe kjo është tetë vjet me radhë që e kemi bërë, por më e vështirë është akoma që të vijë dhe hapi i fundit është gjithmonë më i vështiri”, ka thënë fillimisht Butragueno.

“Bayern është një ekip i shkëlqyeshëm dhe ne do të duhet të jemi në më të mirën në të dy ndeshjet”.

Emilio Butragueno

“Ne kemi nevojë për të marrë një rezultat të mirë në Munich që pastaj të marrim atë përsëri në Bernabeu.

“Në këtë fazë të garës është e pamundur që ju të mos vuani”.

Lexo po ashtu Heynckes: Ndaj Realit, një ndeshje gjigante

“Nëse ne duhet ta bëjmë këtë në mënyrë që të arrijmë në finale, kështu që le ta bëjmë. Ne me të vërtetë duam të jemi atje [në finale]”.

“Ka qenë një Ligë e Kampionëve e vështirë deri tani duke u shortuar me Parisin, Juven dhe tani Bayernin”, përfundoi legjenda madrilene. /Telegrafi/