Telegrafi

Butler si agjent, Freeman si president amerikan në filmin “Angel Has Fallen”

Angel Has Fallen Movie Trailer

Gerard Butler dhe Morgan Freeman së shpejti do t’i shohim në një tjetër dramë nga ekskluziviteti “Fallen”.

Përmes ngjarjeve që pasuan “Olympus Has Fallen” dhe më pas “London Has Fallen”, agjenti Mike Banning kaloi nëpër disa rreziqe për të mbrojtur njeriun më të rëndësishëm në qeverinë amerikane – presidentin.

Por në kapitullin e ri të historisë të quajtur “Angel Has Fallen” puna e agjentit do të bëhet shumë më e vështirë.

“Agjentit i ngritur kurthi për të vrarë presidentin, nga i cili do të duhet të tërheqë agjencinë e tij dhe FBI-në ndërsa përpiqet të zbulojë kërcënimin real”, shkruan në përshkrimin e filmit.

Tashmë në kuadrin e parë të filmit, shfaqet një sulm i i aeroplanit pa pilot ndaj presidentit, Allan Trumbull, i luajtur nga Morgan Freeman.

Rolet e tjera përfshijnë Piper Perabo, Lance Reddick, Jada Pinkett Smith, Tim Blake Nelson dhe shumë të tjerë.

Regjinë e filmit e ka bërë Ric Roman Waugh sipas një skenari të shkruar nga Katrin Benedict dhe Robert Mark Kamen.

Ndryshe, premiera e “Angel Has Fallen” është planifikuar të jepet më 23 gusht të këtij viti. /Telegrafi/