Telegrafi

Butler dëshiron të mbetet te Chicago

Përkundër bisedimeve se do të transferohet në Cleveland Cavaliers ose Boston Celtics, Jimmmy Butler dëshiron të mbetet në skuadrën e Chicago Bullsit.

Në vendimin e Butlerit luajti rol të rëndësishëm edhe Dwyane Wade, i cili deklaroi se edhe ai dëshiron të mbetet te “demat”.

Chicago Bulls, stinorin 2016/17 e kishte përfunduar në pozitën e 8-të, derisa në Play Off kishte pësuar nga Bostoni me rezultat 4-2.

Ndryshe, mbrëmë përfundoi “NBA-Draft”, ku pati shumë blerje të reja prej ekipeve amerikane.

Lexo po ashtu Drafti i NBA, Ball te Lakers, Fultz te Philadelphia – lista e plotë e lojtarëve