Site icon Telegrafi

Boutaris: Meritojnë të lavdërohen përpjekjet e vendeve për gjetjen e zgjidhjes së emrit

Duket se për herë të parë të dy vendet dëshironin të zgjidhnin problemin, kjo meritonte lavdërim, thotë kryebashkiaku i Selanikut, Yiannis Boutaris në një intervistë për “TV 100”. Ai shton se për 25 vjet nuk ka pasur vullnet të vërtetë për të zgjidhur, por tani “duket se ka ardhur koha kur problemi mund të zgjidhet”.

“Varet nga ne, varet prej tyre, nëse deri në fund do të ketë vullnet të mirë, ndërsa nëse koncesionet e nevojshme që janë bërë në nga të dyja anët janë të tilla që me kohë ata do të normalizohen dhe nuk do të ndihemi as të mposhtur dhe as ata të mposhtur, tha Boutaris.

Për emrin, kryebashkiaku i Selanikut thotë se të dyja palët varen nga ajo që emri do të mbizotërojë në të ardhmen, qoftë Maqedonia Veriore apo Maqedonia vetëm.

“Shembuj ekzistojnë në mbarë botën. Irlanda Veriore, Koreja e Veriut, Vietnami Verior. Sistemi funksionon. Varet nga gjendja që ne kemi, nuk e fyejmë njëri-tjetrin. Kjo varet nga ajo. Dhe nuk është një çështje që do të zgjidhet për një ose dy muaj. Mendoj se nevojitet një gjeneratë e punës sistematike për të arritur një ekuilibër të ri”, shpjegoi Kryetari i Bashkisë së Selanikut. /Telegrafi/

Exit mobile version