Emisioni “Krejt Ka Pak” do të sjell shumë befasi për publikun edhe këtë javë.
Në moderimin e bukuroshes Rina Imeri, në emisionin e së dieles do të mund të ndiqni plot intervista interesante me emrat e njohur.
Reperi Buta, këngëtarët e njohur Shkëlzen Jetishi e Teuta Selimi janë vetëm disa nga emrat të cilët kanë treuarrrëfimet e tyre nga karantina përmes video-lidhjeve me emisionin nga shtëpia e tyre.
Njashtu dhe kryetari i Gjilani, Lutfi Haziri, bashkë me gruan e tij, Miken, do të rrëfejnë për mënyrën se si familja e tij po e tejkalojnë së bashku këtë situatë.
“Krejt Ka Pak” vjen për shikuesit këtë të diele në ora 13:00 në RTK. /Telegrafi/