Reperi Buta këto ditë ka qenë jashtë mase i përfolur në media, në lidhje me një vrasje të kryer në Ferizaj.
Sipas dosjes së prokurorisë, të cilën Kallxo e publikoi pak ditë më parë, djegia e veturës së reperit nga 30-vjeçari tashmë i ndjerë, ka qenë arsyeja që ka çuar në vrasjen e këtij të fundit nga vet vëllai i Butës.
Duke zgjedhur heshtjen mbi rastin e shumëpërfolur të këtyre ditëve, Buta thuhet se mund të jetë larguar tërësisht nga vendi.
Një video e cila është bërë virale tashmë në TikTok, e publikuar nga llogaria me emrin @zerro_nishi, tregon reperin (emri i vërtetë i të cilit është Betim Januzaj), në Aeroportin e Prishtinës, duke u larguar për në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai shihet i vetëm i veshur në të zeza, me një çantë dore, duke u larguar për në Angli – megjithëse koha kur është realizuar kjo video nuk dihet.
@zerro_nishi #viral #bashbuta #kosovo #england #fy #fypシ ♬ Hasta – Bay Trapist
Videoja në fjalë është parë nga mbi 360 mijë persona në rrjetin social TikTok, duke u shpërndarë me të madhe gjithandej.
Buta përndryshe nuk ka bërë ende asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje. /Telegrafi/