Site icon Telegrafi

Buta: Rap-i është “cool”, por më mungon shitja e drogës

Ditë më parë solli këngën me Ledri Vulën, “Merri, merri”, i cili brenda tetë dite është shikuar mbi 2.5 milionë herë në YouTube.

Është fjala për Betim Januzin, i njohur me emrin artistik, Buta, i cili është bërë temë e mediave rozë shqiptare.

Ai së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet duke pirë duhan.

Asgjë nuk është e jashtëzakonshme nëse nuk e lexojmë mesazhin e lënë krahas imazhit, ku ka shkaktuar bujë të madhe në rrjetet sociale.

Në fakt, ai ka aluduar se në të kaluarën ka shitur edhe substanca narkotike dhe se kjo punë i mungon kohë pas kohe.

“Kjo puna e Rap-it është cool, por ndonjëherë më mungon shitja e drogës”, ka shkruar reperi duke ngjallur shumë reagime tek fansat që e ndjekin në Instagram.

Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të tjera muzikore që do t’i sjellin gjatë muajve të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version