Reperi Buta ka sjell për fansat projektin e tij më të ri muzikor.
“Ndjekja” titullohet kënga e tij e re e stilit rap, e realizuar në studion “Relevant Beats”.
Kjo është kënga e tretë e mixtape-it të tij më të ri “Pranverë/Verë 17′”.
Kënga është realizuar edhe me klip, në të cilin reperi shfaqet mjaft diskret, duke mos zbuluar identitetin për t’iu përshtatur tematikës së këngës.
“Ndjekja” pritet të jetë suksesi i radhës pë rap-artistin, i cili njihet për këngët e tij kontraverse. /Telegrafi/