Hip hop ylli, Buta, ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij.
Ai para disa muajsh është parë në afërsi të këngëtares tjetër, Edona Vatovci.
Fotot e tyre në rrjetet sociale bënë xhiron e mediave dhe u shpërndanë mjaft shumë në mesin e fansave. ;
Por, është vet reperi që tash ka mohuar se një romancë mes tyre vazhdon të ekzistojë.
Buta në NIN të Klan Kosovës me Alaudin Hamitin pranoi se i dhanë fund lidhjes në nëntor të vitit të kaluar.
“Jemi ende miq”, tha reperi duke shtuar se ndarja nuk ka prishur shoqërinë e tyre.
Buta konsiderohet një prej reperëve më me potencial për të arritur piedestalin në hip hopin shqiptar pas një karriere kryesisht të bazuar pa videoklipe dhe në repin underground. /Telegrafi/