Telegrafi

Buta: Eminemi është bërllok për mua

Hip hop ylli i ri, Buta, u shfaq kontravers në intervistën e fundit duke kritikuar legjendën e repit, Eminem.

Eminemi ishte përfshirë në një konflikt me Machine Gun Kellyn, ku të dy shkëmbyen “dissa”.

Shumë adhurues mendojnë se karriera e Machine Gun Kellyt përfundoi, por Buat ka mendim krejt tjetër.

Në emisionin “MeShukin” në Radio Prishtina, Buta tha se për mendimin e tij Eminemi është bërllok dhe i njëjtë është edhe MGK.

“Eminemi është bërllok për mua, gjithmonë ka qenë, gjithmonë do të jetë. Edhe ai tjetri është goxha bërllok, kështu që skisha zgjedhë”.

“Unë nuk e pëlqej as at tjetrin, sepse të dy janë bërllok. Ndoshta mendimi im nuk vlen. E di që shumë njerëz, e kam lexuar diku, ‘shqiptarët mos i prek në fe dhe Eminem’, e kam lexuar një tëeet, e di që do të nervozohen shumë, por nuk më intereson, por ai është bërllok, gjithmonë ka qenë bërllok, gjithmonë do të jetë bërllok”, u shpreh Buta.

Reperi së fundmi lansoi këngën “Anuloje” me DJ Flow, që u pëlqye mjaft shumë nga publiku.

Reperi së fundmi shkëputi bashkëpunimin me Nesër Music, duke vazhduar si artist individual. /Telegrafi/