Telegrafi

Busulla e klinicistit…

Libri “Anamneza dhe Ekzaminimi objektiv me një vështrim”, mjaft i njohur dhe i kërkuar në Britani midis studentëve të mjekësisë, mjekëve të rinj, mjekëve të familjes dhe specialistëve për përqasjen e thjeshtë dhe të saktë dhe për ilustrimet e shkëlqyera, tashmë edhe në botimin shqip dhe në bibliotekën shqiptare.

Libri fokusohet në elementet bazë të marrjes së anamnezës dhe të ekzaminimit objektiv. Ai është një shoqërues ideal i aftësive klinike dhe asiston në ndërtimin e aftësive themelore që kërkohen për provimet finale dhe për praktikën mjekësore.

"Anamneza dhe ekzaminimi objektiv", me një vështrim përfshin ekzaminimin objektiv të secilit prej sistemeve kryesore të trupit, po aq sa edhe prezantimet kyçe dhe situatat, duke renditur pikat kryesore për të kërkuar dhe nxjerrë në pah simptomat dhe gjetjet që mund të jenë kyçe për diagnozën.

Ky botim siguron:
▪ Stil lehtësisht të lexueshëm, me tekst të përmbledhur dhe ilustrime të plota me ngjyra;
▪ Informacionin më të fundit, të bazuar në evidenca, për të siguruar përsiatje shkencore për metodat e përdorura;
▪ Mbulim të temave të reja, përfshirë anamnezën dhe ekzaminimin objektiv të pacientëve me osteoporozë dhe HIV/SIDA;
▪ Një strukturë të re vetëvlerësimi për të matur performancën dhe aftësitë në marrjen e anamnezës dhe për ekzaminimit objektiv.

"Anamneza dhe ekzaminimi objektiv", me një vështrim do t’u shërbejë të gjithë studentëve të mjekësisë, mjekëve të përgjithshëm, mjekëve të familjes si dhe mjekëve specialistë si një shoqërues përgjatë viteve të praktikës klinike dhe si një ndihmë për përsëritje thelbësore. /Telegrafi/