Site icon Telegrafi

Busti i Skënderbeut vendoset në Parma të Italisë

Si pjesë e edicionit të 13-të të muajit të Kulturës Shqiptare të organizuar nga shoqata “Scanderbeg” në Parma, në parkun “Eunice Kennedy” u vendos një monument kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Nisma u mbështet nga kryetari Federico Pizzarotti, drejtoresha e Kulturës në Bashkinë e Parmës, Nicoletta Paci, dhe këshilltari i bashkisë, Marion Gajda.

E pranishme në ceremoni ishte edhe ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali, Anila Bitri, shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Milano, Adrian Andreja.

Exit mobile version