Në qytetin e Beratit është një bust kushtuar një “heroi populli”, Hajdar Tafës, të cilit nuk i ishte shënuar as datë lindjeje e as datë vdekjeje.
“Për çfarë shërben ky bust?”, pyet Kastriot Dervishi, historian.
Kapteri Hajdar Tafa ka qenë efektiv i Brigadës së Sigurimit të Shtetit. Ishte dërguar në zonën e Mirditës për të vrarë antikomunistët e kësaj treve.
Këta antikomunistë në atë kohë, i bënin qëndresë regjimit komunist, si dhe aspironin për një regjim siç e kemi sot. Hajdar Tafa është vrarë në vitin 1950 në Fan të Mirditës. Ai është vrarë me bombën e vet dhe nuk e vrau kush.
“Pasi në mënyrë diletante harxhoi për të vrarë të gjithë fishekët që kishte, i shpërtheu bomba që kishte me vete. Për nevojat e regjimit u shpall ‘hero i popullit’. Në albumet e Sigurimit të Shtetit ishte gjithnjë i pranishëm me foton e tij. Mirë atëherë, por sot për çfarë i duhet Beratit ky bust? Çfarë tregon, Sigurimin e mirë apo regjimin komunist të paharruar?”, shkruan ai. /Telegrafi/