Telegrafi

Busti i Hillary Clinton në Sarandë

Një delegacion i Kosovës i kryesuar nga Agim Shahini, Kryetar i AKB-se me ftesë të Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Bashkisë së Sarandës po merr pjese në ceremoninë e zbulimit të bustit, të Hillary Clinton në qendër të Sarandës në Shqipëri.

Ne këtë ceremoni Kryetarja e Bashkisë se Sarandës Florjana Koka tha se të gjithë duhet të falënderojmë intelektualët në zë dhe miqtë e Sarandës, drejtuesit e Misionit Diplomatik Paqe dhe Prosperitet (DMPP), e deri te Këshilltaret bashkiak dhe qytetarët e tek secili veç e veç, që i dhanë trajtë vendimmarrjeje në mënyrë të njëzëshme projektit tonë.

Kurse Shefki Hysa nga DMPP tha se vendosja e bustit të Clintonit për ata është një kënaqësi e veçantë pasi që ajo është mike e madhe e Kombit Shqiptar.

Agim Shahini, Kryetar i AKB-se deklaroi se pas vendosjes se Bustit të Bill Clinton ne qendër te Prishtinës është ceremonia me kuptimplote te vendosjes se bustit të kandidates për Presidente Hillary Clinton ne Sarandë ku Familja Presidenciale Clinton do të jenë nxitës të zhvillimit të demokracisë, paqes dhe prosperitetin në Ballkan e në veçanti në Kombin Shqiptar.

Ai tha se Clinton ishte nxitësja kryesore në vitin 1999 që shumë President i shtyri ta ndryshoj mendimin për Luftën e padrejte në Kosovë për të ndal masakrat dhe gjenocidin në Kosovë.

Shqiptarët kudo që janë do të jen mirënjohës për Familjen Clinton dhe Popullin Amerikan.

Krejt në fund u tha se ky gjest i Bashkisë Sarandë, i Këshillit Bashkiak dhe i Misionit Diplomati Mission Peace and Prosperity (DMPP), do t’ i shërbejë forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellët me popullin amerikan. /Telegrafi/