Site icon Telegrafi

Busqutes ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të edicionit të ardhshëm

Sergio Busquets ka vendosur të largohet nga Barcelona në fund të edicionit 2022/23, raporton Mundo Deportivo.

Mesfushori spanjoll ka kontratë me klubi katalunas deri në qershor të vitit 2023 dhe do të përfundojë aventurën e tij në “Camp Nou”.

Sipas mediumit spanjoll, Busquets do t’i bashkohet lojtarëve të tjerë veteranë që do të përfundojnë karrierën në Amerikë.

Lexo po ashtu Lojtarë e ish-lojtarë të Barcelonës përfundojnë në radarin e Beckhamit

Lojtari tashmë ka pranuar oferta nga disa skuadra prej MLS, por që dëshiron ta respektojë kontratën me Barcelonën.

Spanjolli e ka njoftuar gjigantin e La Ligës me vendimin e tij, edhe pse nuk do të përfitonte një rinovim kontrate.

Busquets thuhet se do t’i bashkohet skuadrës së Inter Miamit, mirëpo nuk ka ende bisedime konkrete. /Telegrafi/

Exit mobile version