Telegrafi

Busquets tregon skuadrën ku dëshiron të pensionohet

Sergio Busquets ka treguar synimin e tij për të dalë në pension te skuadra e  Barcelonës, pas nënshkrimit të kontratës së tij të re, pesë-vjeçare.

Zgjatja e kontratës së Busquets u shpall zyrtarisht majin e kaluar, por vetëm tani mesfushori e ka vënë pendën në letër, ku u ndie i ngazëllyer teksa deklaroi që kjo është skuadra ku dëshiron të pensionohet.

“Jam i ngazëllyer që mbetem i lidhur me klubin e jetës sime”, deklaroi Busquets për Barça TV, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Barcelona zgjat bashkëpunimin me Sergio Busquets

“Shpresoj se ne mund të festojmë shumë suksese me këtë kontratë të re, si ata që ishin para meje. Ky është ekipi më i mirë në botë. Unë jam mirënjohës për besimin e klubit, por ai duhet të jepet dhe merret”.

“Unë do të përpiqem për të përmirësuar dhe për të punuar fortë çdo ditë. Do të ishte një ëndërr të dalë në pension në Barça, sigurisht unë do të doja një gjë të tillë”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/