Telegrafi

Busquets: Shqetësuese golat e shumtë që po i pranojmë, fitojmë dhe humbi si ekip

Sergio Busquets pranon se numri i golave që Barcelona është duke pranuar është shqetësuese, por nuk ka pranuar të fajësojë asnjë individ pasi sipas tij humbin si ekip.

Blaugranët humbën mbrëmë me rezultat 2-1 në Leganes – me golin e dytë që erdhi pas një gabimi nga Gerard Pique.

Megjithatë, kjo nuk është e tëra pasi Barcelona kishte pranuar më parë dy herë në shtëpi nga Girona dhe dy herë kundër Huescas.

“Ne jemi një skuadër, humbim së bashku ndërsa fitojmë së bashku”, ka thënë fillimisht Busquets për El Mundo Deportivo.

Barcelona humbi befasishëm nga Leganes

“Kur humbim ne duhet të analizojmë se si humbi ekipi, nuk janë gabime individuale, por të gjithë 11 lojtarët që nuk luajnë siç duhet”.

“Nuk mund të flasim për individë dhe duhet të përqendrohemi të mos pranojmë dy gola të shpejta dhe t’ia bëjmë shumë të lehtë kundërshtarit fitoren”.

“Nuk kemi mundur të krijojmë shanse pasi kemi rënë prapa, por shqetësimi kryesor është se sa gola që po pranojmë”.

“Duhet të ri-zbulojmë qëndrueshmërinë tonë mbrojtëse”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/