Telegrafi

Busquets rezulton pozitiv me COVID-19

Spanja ka njoftuar se Sergio Busquets ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Mesfushori u infektuar me virusin, derisa në testimet e fundit rezultoi pozitiv dhe është futur në vetëizolim.

Furia e Kuqe ka bërë të ditur se përveç Busquetsit, lojtarët e tjerë dhe stafi kanë rezultuar negativ.

“RFEF njofton me pikëllim se kapiteni Sergio Busquets ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit PCR të bëra në këtë mëngjes në ekipin kombëtar”.

“Pjesa tjetër e ekspeditës kanë rezultuar negativë. Shërbimet mjekësore të Federatës kanë miratuar të gjitha masat e nevojshme në rast të këtyre karakteristikave në përputhje me protokollet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë dhe UEFA”, thuhet më tej në njoftim.

Busquets ndihet mirë dhe do të pres deri në dhjetë ditë, për t’u testuar sërish për coronavirus. /Telegrafi/