Telegrafi

Busquets pas humbjes nga Levante: Ende një sezon i mirë nga Barcelona

Sergio Busquets (Foto: Getty Images)

Sergio Busquets insiston se pavarësisht se Barcelona nuk arriti të mbyllë sezonin pa asnjë humbje, ai e konsideron se skuadra e tij ka bërë një sezon të mrekullueshëm.

Barça humbi me rezultat 5-4 në ndeshjen ku shqiptari, Enis Bardhi, shënoi dy gola.

“Dëshira jonë ishte të përfundojmë sezonin të pamposhtur, por kjo nuk ka mohon atë që e kemi arritur”, ka thënë mbrojtësi i Barcelonës.

Yerry Mina dhe Sergio Busquets gjatë ndeshjes kundër Levantes (Foto: Getty Images)

“Na kanë ndëshkuar disa herë në kundërsulme, ndërsa në herët tjera nuk ishim të koncentruar. Por, kur ke pësuar pesë gola, është vështirë të marrësh diçka pozitive”.

“Kur je duke humbur ashtu dëshpërohesh paska, edhe pse ne kishim shanset të barazonim. Nuk ishte e shkruar të ndodh”.

“Pavarësisht kësaj humbje ne kemi fituar ligën,  kemi bërë tepër mirë, kështu që është diçka për të cilën krenohemi”.

“Ne do të festojmë në ditën e fundit të sezonit në Camp Nou. Do të jetë gjithashtu lamtumira e Andres Iniestas, pra do të jetë një festë”, ka shtuar Budquets. /Telegrafi/