“Ana mentale është shumë e rëndësishme për çdo ndeshje. Duhet të përgatiteni për të konkurruar në gara të ndryshme, kundër ekipeve të ndryshme çdo tre apo katër ditë”, ka thënë fillimisht spanjolli.
“Pastaj, në verë duhet të luani në turne të mëdhenj për vendin tuaj siç është Kupa e Botës apo Kampionati Evropian. Ka shumë pak kohë për të pushuar”.
“Kalendari është shumë i ngjeshur. Pjesë fondamentale e lojës është që të jeni të gatshëm fizikisht dhe mentalisht për t’i bërë ballë presionit”, ka shtuar Busquets. /Telegrafi/