Site icon Telegrafi

Busquets ka gjasa të vogla të paraqitet kundër Romës

Sergio Busquets pritet që të humb dy takimet e radhës në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.

Mesfushori spanjoll ka pësuar një lëndim javë më parë dhe duket se nuk është i gatshëm të paraqitet ndaj nesër kundër Sevillës dhe të martën kundër Romës.

Kështu së paku ka pohuar trajneri i klubit katalunas Ernesto Valverde, i cili nuk e di nëse do të arrin të shërohet futbollisti për takimin e parë të çerekfinales së ligës elitare evropiane për klube.

“Ne shpresojmë se do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Romëve. Ai ende nuk ka stërvitur me grupin. Do të shohim nëse mund të bëjë diçka apo jo, por ideja është të bashkohet javën e ardhshme”, tha spanjolli.

Ai më tutje hodhi poshtë zërat se Lionel Messi është i lënduar rëndë dhe nuk do të luajë edhe për disa ditë.

Gjithashtu trajneri konfirmoi edhe lëndimin e rëndë që ka pësuar mbrojtësi i krahut të majtë Lucas Digne.

Ndryshe, Barca është lidere e ligës elitare spanjolle dhe është shumë pranë titullit të kampionit të Spanjës. /Telegrafi/

Exit mobile version