Telegrafi

Busquets ende nuk ka marrë vendim për të ardhmen e tij te Barcelona

Të enjten në mbrëmje kundër Real Betis, Sergio Busquets bëri paraqitjen e tij të 700-të të Barcelonës në të gjitha garat. Vetëm Lionel Messi dhe trajneri i tij, Xavi Hernandez, kanë luajtur më shumë për Blaugranët.

Ai është ende vetëm 34 vjeç, që do të thotë se ai mund të luajë realisht 79 ndeshjet e nevojshme për të kapërcyer Messin si lojtari më më shumë ndeshje në histori të klubit, përpara se të mbyll karrierën ose të largohet nga Camp Nou.

Megjithatë, duket se nuk ka gjasa të jetë kështu, me një largim në fund të sezonit të mundshëm.

Pavarësisht nga e ardhmja e tij e pasigurt te Barça, Busquets është i vendosur të ndihmojë bashkëlojtarët e tij për pjesën tjetër të sezonit, duke filluar me finalen sotme në Superkupën e Spanjës kundër Real Madridit.

“Nuk ka asgjë të re dhe nuk kam vendosur. Jam i fokusuar te kjo finale, e cila është shumë e rëndësishme”, ka thënë fillimisht Busquets.

“Nuk e di për të ardhmen time dhe nuk do ta thosha në një konferencë shtypi. Mos më pyesni më sepse nuk do ta them, gjithmonë vendos ekipin ose titullin përpara një vendimi personal”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Busquets nuk ishte në disponim për t’u pyetur në lidhje me planet e tij për sezonin e ardhshëm, dhe në vend të kësaj ai do të fokusohet plotësisht në sigurimin që ai të ngrejë trofeun e tij të parë si kapiten i Barcelonës të dielën në Riad. /Telegrafi/