Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets, ka hapur derën për një lëvizje të tij në Ligën Premier te skuadra e Manchester Cityt.
Busquets është lidhur me Manchester Cityn e Pep Guardiolas dhe pranon se Barcelona mund të mos jetë klubi i fundit i karrierës së tij.
“Liga Premier është liga më e mirë si e tillë, mund ta shihni këtë”, ka thënë fillimisht reprezentuesi spanjoll.
“Ndoshta unë mund të shkoj atje, por nuk ishte kështu, sepse jam në ekipin më të mirë në botë”.
Tutje, mesfushori spanjoll ka folur edhe për të ardhmen e tij, ku ka theksuar se nuk dëshiron të provojë edhe një përvojë të re para pensionimit.
“Në nivel evropian apo të elitës, do të doja që Barça të ishte ekipi im i fundit, por do të doja të provoja një përvojë në një ligë tjetër, ndoshta në MLS (USA)”.
“Guardiola ishte shumë i rëndësishëm në karrierën time, por për momentin unë jam mirë në Barcelonë dhe ai është në Manchester”.
“Shpresoj të jem në gjendje të vazhdoj për katër vite të tjera dhe atë që nuk dua është që të jem në prapavijë. Unë nuk jam edhe aq i ri”, përfundoi Busquets. /Telegrafi/