Barcelona ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Granadas në kuadër të javës së 20-të në La Liga.
Golin e vetëm në këtë takim që u zhvillua në Camp Nou e realizoi Lionel Messi në minutën e 76-të.
Barcelona ishte dukshëm skuadër më e mirë dhe mori notën e përgjithshme 7.04, ndërsa Granada u vlerësua me 6.37.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takimi ishte Sergio Busquets që u notua me 8.1.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të ishte German Sanchez që u përjashtua nga takimi në minutën e 69-të dhe u vlerësua me 5.4.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/