Telegrafi

Busquets aludon në largimin e Neymarit

Largimi i mundshëm i Neymar është bërë temë e medieve sportive botërore.

Braziliani raportohet se pritet të largohet prej katalonasve për te francezët e Paris Saint-Germain.

E në këtë aludon edhe Sergio Busquets, i cili gjatë një konferencë për shtyp para takimit me Juventusin, tha se shpreson që braziliani nuk do të largohet.

“Neymar nuk do të kalojë aq mirë sa këtu në Barcelonë. Shpresoj se do të qëndrojë edhe për shumë vite, por nuk di asgjë tjetër”, tha shkurt Busquets.

Gjiganti francez thuhet se do të paguajë ish-kampionin spanjoll për shërbimet e Neymar mbi 200 milionë euro.

Spanjolli këtë sezon do të ketë vitin jubilar të dhjetin në fanellën e Barcelonës dhe për këtë arritje është krenar. /Telegrafi/