Site icon Telegrafi

Business Insider rendit Shqipërinë mes “xhevahireve të pazbuluara të Europës”

Një website amerikan për bizneset dhe lajmet ndërkombëtare, Business Insider, ka publikuar një listë me 16 pikat turistike më marramendëse në Europë.

Mes 16 destinacioneve turistike “xhevahire të pazbuluara të Europës”, dy shkojnë për Shqipërinë, me Ksamilin që rënditet në vendin e pestë dhe më Beratin e ‘njëmijë e një dritareve’ që renditet në vendin e njëmbëdhjetë.

Fotot e peizazheve mahnitëse janë marrë nga postimet e turistëve në instagram dhe mes tyre renditen shtete si Gjermania, Franca, Zvicra, Austria, Danimarka, Italia etj, secili me nga një destinacion të veçantë.

Në shkrimin e botuar në Business Insider thuhet se si shtëpi e disa prej peizazheve më të bukura e magjepse të historisë së botës, Europa është një magnet për udhëtarët dhe e lakmuar nga historianët e gjithë botës. “Është e vështirë t’i rezistosh miksimit të këtij kontinenti me ujëra të pastra kristal, me një natyrë të mrekullueshme dhe me struktura antike”.

Ata e konsiderojnë me fat mundësinë e të parit këto peisazhe të jashtëzakonshme të postuara nga turistët në faqet e tyre në Instagram.

“Së bashku me gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë, Plazhi i Ksamilit mbetet një xhavhir i pazbuluar i Europës”, kështu përshkruhet ishulli magjepës i vend Shqipërisë.

Ndërsa për Beratin shkruajnë se qyteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të cilin e quajnë “qyteti i dritareve” për shkak të dritareve të shumta në ndërtesat e vjetra, është banuar që prej shekullit të 6. /Telegrafi/

Exit mobile version