Site icon Telegrafi

Business Consultants Council zgjedh bordin e ri

Në Mbledhjen e Tretë të Kuvendit të Përgjithshëm të Anëtarëve të BCC, pas një procesi votimi virtual, u shpallën rezultatet e bordit më të ri drejtues të shoqatës.

Ngjarja u shënua për herë të parë në mënyrë virtuale.

President i Bordit të ri u përzgjodh Arben Ymeraga nga Melita&Partners dhe Anëtare nderi Leonora Kusari (EBRD) dhe anëtaret e Rinj të Bordit janë: Hamëz Morina (Eciks), Agon Dula (Alled II), Donjeta Sahatçiu (Rrota), Gazmend Avdiu (Pixels Production), Lorik Gjonbalaj (Pirus) dhe Viola Haxhillazi (Mazars Albania & Kosovo), të cilët do të kontribuojnë për shoqatën në një mandat 2 vjeçar – 2020/2022.

Në fund, Drejtoresha Ekzekutive, Jehona Lluka prezantoi të arriturat e shoqatës dhe projektet për transformim dixhital.

Lluka theksoi se do të vazhdojë të kontribuojë në BCC që ta bëjë atë një institucion të rëndësishëm në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, duke lidhur kompanitë konsulente menaxheriale dhe institucionet vendore dhe të huaja, duke u siguruar që etika dhe përgjegjësia sociale të mbeten prioritet kryesor.

BCC, si institucioni i vetëm në Kosovë i licencuar për certifikimin e konsulentëve menaxherial me certifikatën e njohur ndërkombëtarisht, Certified Management Consultant (CMC), dhe certifikimet dixhitale si ekspert/e për Transformim Digjital, ekspert/e për E-Tregti dhe Media Sociale, Ekspert/e për Sigurinë e Teknologjisë së Informacionit. BCC do të vazhdoj të certifikojë konsulentë në tregun kosovar, njëkohësisht përmirësoj kualitetin e shërbimeve të konsulencës në Kosovë.

 

Exit mobile version