Telegrafi

Bushtra më e vjetër në botë

David Richardson, 76-vjeçar, thotë se këtë bushtër, e cila është një lloj i kombinuar, e ka marrë nga një shtëpi kafshësh para 26 vitesh, kur i kishte së paku tri vjet.

Kjo do ta bënte moshën e Bellas 200-vjeçare me vitet e qenve.

Mirëpo për shkak të mungesë së të dhënave të cilat do ta dokumentonin moshën e saj, Libri i Rekordeve të Guinnessit nuk e mund ta aprovojë.

“Derisa të mos marrim një dokumentacion për moshën e Bellas ne nuk mund ta shënojmë atë në listën e rekordeve”, ka thënë Gareth Deaves, menaxher në Rekordet e Guinessit.

“Jam i Bindur se Bella është bushtra më e vjetër në botë” ka thënë David Richardson nga Chesterfield.