Reperi gjerman Bushido, ka lansuar një reagim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka treguar arsyet pse performanca e tij në Prishtinë nuk u realizua.
Bushido ka qenë artisti kryesor që është dashur të performojë në mbrëmjen e 21 korrikut në Parkun e Gërmisë në një skenë të ndërtuar në ambient të hapur dhe piktoresk.
Megjithatë, performanca e tij nuk u realizua.
Mijëra fansa që ishin aty u zhgënjyen për faktin se nuk performoi, e organizatorët konfirmuan se kjo ndodhi për shkak të problemeve me energjinë elektrike, shkruan Telegrafi.
Por, duket se pritjen e gjatë dhe pa energji e ka përjetuar edhe vet reperi në prapaskenë, i cili thotë se priste me padurim të performonte, por që pret që kjo të ndodhë ndonjëherë tjetër.
Ai mes tjerash ka falënderuar organizatorët për mikpritjen dhe të gjithë shqiptarët që ishin mbledhur për të, duke u kërkuar falje, por që problemet me elektricitet mund të ndodhin ku do në botë. /Telegrafi/