Site icon Telegrafi

Bushi i vjetër, arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë

Helmut Kohl, kancelari më jetëgjatë gjerman dhe një prej arkitektëve kryesorë të ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1989, e ka cilësuar dikur presidencën e George H. W. Bush si një “goditje fati” për Gjermaninë.

Kuptohet, ishte aftësia diplomatike e ish-presidentit amerikan, i cili vdiq dje në moshën 94-vjeçare, që ndihmoi në rënien e sundimit komunist në Gjermaninë Lindore. Ai ishte gjithashtu lideri i parë që përdori termin “ribashkim”.

Në vitin 1989, gjatë rënies së qeverisë në Gjermaninë Lindore, Bushi kishte krijuar marrëdhënie miqësore me Mikhail Gorbaçov, lideri i tetë dhe i fundit i Bashkimit Sovjetik, transmeton KP.

Ai mbështeti ambicien e Kohlit për të bashkuar dy gjermanitë përballë kundërvënies së fuqishme nga kryeministri francez, Francois Mitterrand dhe ajo britanike, Margaret Thatcher.

Një ditë pas rënies së Murit të Berlinit, Bushi i telefonoi Kohlit për t’i uruar atij fat për ditët dhe muajt në vijim.

Ndonëse ai ndikoi në zhvillimin dhe përhapjen e të drejtave të njeriut, ai nuk pranoi të shpallte “fitore” mbi Luftën e Ftohtë, sepse komente të tilla mund të shkaktonin një reagim të ashpër nga ekstremistët sovjetikë.

Në muajt që vijuan rënien e Murit, Bushi qetësoi Gorbaçovin duke thurur procesin diplomatik që do të mundësonte ribashkimin në vitin 1990.

Exit mobile version