Idetë e Edi Ramës për diplomacinë ekonomike Ditmir Bushati i ka marrë seriozisht.
Që në takimin e parë zyrtar pas atj fjalimi të ashpër të Ramës, Bushati ka folur për mundësinë e investimeve nga jashtë.
Kështu duket nga ato që ka shkruar në Facebook, pas takimit me Princin e Arabisë Saudite, Al-Ëaleed.
“Takimi i sotëm me Princin Al-Ëaleed, Presidentin e Kingdom Holding Company, ishte një mundësi për të biseduar më konkretisht mbi investimet e mundshme në shërbimet turistike, industrinë dhe modernizimin e infrastrukturës”,- shkruan Bushati, në një përpjekje të fundit për të qenë korrekt me Ramën dhe porositë e tij.
Të dielën Rama do të njoftojë për emrat e ministrave të rinj. Mbetet për t’u parë çfarë ka menduar kryeministri për emrin që do të drejtojë politikën e jashtme në qeverinë e re.