Site icon Telegrafi

Bushati sot vizitë zyrtare në Greqi

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, do të nisë sot një vizitë dyditore në Greqi.

Sipas zyrës së shtypit pranë ministrisë së Jashtme, gjatë kësaj vizite, Ministri Bushati krahas bisedimeve me homologun Kotzias, do të pritet në takime të veçanta nga autoritetet më të larta shtetërore greke.

Ai do të zhvillojë takim edhe me kreun e opozitës dhe me shoqërinë civile.

Në vijim të takimeve të mëparshme, Ministri Bushati do të takohet me komunitetin shqiptar që jeton në Greqi, roli dhe kontributi i të cilit është jetik në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. /Telegrafi/

Exit mobile version