Site icon Telegrafi

Bushati: SHBA-të janë kyçe për zbatimin e marrëveshjes së Prespës

Angazhimi i SHBA-së në Ballkan është i një rëndësie të veçantë me qëllimin që të sigurohet se nuk do të ketë kthim prapa në lidhje me përpjekjet e Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë për normalizimin e marrëdhënieve të cilat do t’i hapin rrugën për anëtarësimin në NATO, tha ministri për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tani kur të dyja vendet e kanë kaluar miljen e fundit drejtë normalizimit, fokusi i SHBA-së në këtë pyetje është i një rëndësie të veçantë. Veçanërisht nëse kemi parasysh se ekzistojnë pala e tretë të cilët nuk e mbështesin marrëveshjen në mes Athinës dhe Shkupit”, tha Bushati në bisedë me nënkryetarin ekzekutiv të Këshillit Atlantik, Damon Wilson.

Sipas tyre, është e nevojshme që të sigurohet angazhimi amerikan në rajon, sepse SHBA-të janë kyçe për sigurinë në Evropën Juglindore, si dhe ndarjen e punëve në mes Shteteve të Bashkuar dhe BE-së kur bëhet fjalë për transformimin e rajonit.

“Kjo është shumë e rëndësishme për shkak pozitës gjeografike të Evropës Juglindore dhe BE-së. SHBA-të u treguan të suksesshëm në ndaljen e gjakderdhjes dhe luftërave në Jugosllavi dhe në zbatimin e disa nga projektet më të rëndësishme për sigurinë e rajonit ton, duke marr parasysh dhe zgjerimin e NATO-s në Kroaci, Shqipëri dhe Malin e Zi, ndërsa shpresojmë së shpejti edhe në Shkup. Ato e inkurajuan dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. E dimë se edhe pse ky proces udhëhiqet nga BE, pa ndihmën e SHBA-së rezultatet e pritshme nuk mund të priten. Pamë se roli i SHBA-së në çështjen e Shkupit ishte tradicionalisht pozitiv”, vlerëson Bushati.

Ai tregoi zhvillimet pozitive në ngjarjet e disa muajve të kaluara siç janë marrëveshja për fqinjësi të mirë në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, marrëveshjes për ermin në mes Shkupit dhe Athinës, si dhe hapat e rëndësishme të Shqipërisë çka i ndërmori së bashku me Greqinë. /Telegrafi/

Exit mobile version