Telegrafi

Bushati: Po marrim masat për të evituar provokimet

Ai për Telegrafi.com theksoi se do të jetë një akt solidariteti për të shprehur ndjenjat më të thella kundër dhunës, e në të njëjtën kohë për të apeluar në ndërgjegjen e gjithsecilit se pa drejtësi jo vetëm shpirti i tyre nuk do të prehet i qetë, por jeta e secilit prej nesh është në rrezik.

“Po marrim masat që të evitojmë çdo lloj provokimi ngado që të vijë”, tha Bushati, duke shtuar se opozita është e ndërgjegjshme që korrupsioni nuk luftohet në rrugë. “Ai është një fenomen që duhet adresuar përmes vullnetit politik dhe masave ligjore e institucionale”, theksoi ai.

Më tej, Bushati tha për Telegrafin se “dialogu është i nevojshëm dhe duhet të jetë i qenësishëm në mënyrë që vendi të dalë nga ky qorrsokak ku ka hyrë. Duhet të jetë një dialog që nuk komprometon parimet e shtetit të së drejtës e as nuk zëvendëson institucionet kushtetuese me marioneta politike. Një dialog që garanton një perspektivë të re politike për vendin në rrugën drejt integrimit euroatlantik”. /Telegrafi/