Site icon Telegrafi

Bushati për protestën kundër Vuçiq: Pozitive, tejkaloi interesin politik të Sali Berishës

Protesta e sotme kundër ‘Open Balkan’ e tejkalon interesin politik të Sali Berishës që organizoi protestën, pasi tregoi se shumë shqiptarë janë kundër kësaj nisme.

Kështu u shpreh në emisionin “Shock” analisti Andi Bushati, e cili e cilësoi si pozitive protestën e sotme.

“Që kur ka filluar minishengeni, që u tranformua në Open Balkan dukej sikur shqiptarët shkojnë si dele pas dashurisë së Edi Ramës për Vuçiçin. Kjo është e paera protestë për të thënë që një pjesë e shqiptarëve është kundër vasalitetit të Ramës ndaj Vuçiç”, u shpreh Andi Bushati.

Sali Berisha po e bën protestën se është peng i asaj çfarë deklaroi në stadiumin Air Albania gjatë Kuvendit të 11 dhjetorit.

Në Kuvend Berisha tha: “I them pasardhëst të Millosheviçit që do e ketë shumë keq kur të vijë në Shqipëri”.

Arsyeja e dytë lidhet me mosmarrëveshjet brenda PD-së, sipas Andi Bushatit.

Exit mobile version