Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, edhe një herë ka përsëritur se nuk ka ndonjë platformë nga Tirana apo që Shqipëria ndërhynë në çështjet e brendshme të Maqedonisë.
Bushati citohet të ketë thënë se është gabim që Deklarata politike shqipare të quhet si platformë e Tiranës, duke shtuar se Shqipëria nuk ndërhynë në Maqedoni por këshillon në mënyrë miqësore.
Ai ka ritheksuar se ka një platformë të partive politike shqiptare për të cilën është diskutuar me Gruevskin dhe Zaevin. Edhe Bushati, ngjashëm si Kryeministri Rama, pohon se ka patur marrëveshje me Gruevskin që më pas është refuzuar për shkaqë që skanë të bëjnë me Shqipërinë, Tiranë, apo Edi Ramën.
Sipas AIM-së, Bushati ka shtuar se asnjëherë nuk janë përzier në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se Shqipëria është shumë e kujdesshme gjatë këshillimeve në mënyrë miqësore./Telegrafi/