Site icon Telegrafi

Bushati: Liderët shqiptar në Maqedoni janë kuisling (Video)

Analisti Andi Bushat në emisionin Opinion në Tv Klan ka kritikuar liderët dhe politikanët shqiptar në Maqedoni duke i quajtur kuisling dhe të korruptuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Liderët shqiptar në Maqedoni unë i quaj kuisling, marrin rrogat, korruptohen, sigurojnë vende pune për disa njerëz, por aspiratat e shqiptarëve nuk i mbrojnë më, as njëra parti e as tjetra” shprehet me mllef Bushati.

Përndryshe në të njejtin emision kanë qenë edhe analistët nga Maqedonia  Besim Hoda, Xhelil Bajrami dhe Arsim Sinani, së bashku me Artur Zhejin për të biseduar në temën Ç’po ndodh në Kumanovë./Telegrafi/

Exit mobile version