Tirana zyrtare ka përshëndetur miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, me të cilat është zyrtarizuar emri Republika e Maqedonisë së Veriut.
Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë Ditmir Bushat, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se me votimin final në Kuvend, Maqedonisë i hapet rruga drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, njofton Telegrafi Maqedoni.
Bushati thotë se kontributi i partive shqiptare në Maqedoni edhe një herë është treguar si faktor vendimtar.
“Votimi përfundimtar për Marrëveshjen e Prespës në Kuvendin e Maqedonisë është tregues i qartë i lidershipit shtetëror për zhbllokimin e rrugës së NATO-s dhe BE-së. Kontributi i partive shqiptare edhe njëherë u tregua faktor vendimtar. Urime”, ka shkruar Bushati./Telegrafi/
The final vote of #PrespaAgreement by ?? Parliament is a clear demonstration of statesmanship unlocking #NATO and #EU path. The contribution of Albanian political parties once again proved to be a decisive factor. Congratulations!
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) January 11, 2019