Teksa ka folur në nismën për shkollën verore europiane, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati u shpreh se arritja e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit është e vështirë për sa kohë nuk ka një konsensus në vend mes palëve.
“Problemet tona të brendshme politike në tryezën e Bashkimit Europian na kanë humbur kohë”, tha ministri Bushati.
Ai theksoi se për arritjen e kësaj marrëveshje Shqipëria për këtë marrëveshje nuk ka bërë negociata sa duhet. “Duhet të bëjmë dallim mes politikës së ditës dhe asaj që është pak më e gjerë, ndaj nuk arritëm të merrnim një marrëveshje Asociimi si Bullgaria dhe Rumania”, tha ministri.
Bushati theksoi se është e rëndësishme që të kemi një koordinim shumë herë më të mirë të brendshëm.
“Është e rëndësishme të kemi koordinim më të mirë për së brendshme, një rol përcaktues të Parlamentit të Shqipërisë, posaçërisht Këshillit të Integrimit si një format bipartizan që do të duhet t’i japi bekimin kryetarit të delegacionit shtetëror, delegacionit negociator për qëndrimet që duhen mbajtur në raport me kapitujt e negocimit me BE”, tha ministri. /Telegrafi/