Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, e vlerëson pozitive letrën e kryediplomatëve Heiko Maas dhe Jean-Yves Le Drian për rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Bushati përmes një postimi në Twitter ka thënë se bashkpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjedhje përfundimtare.
“Sinjale inkurajuese nga Heiko Maas dhe Jean Yves Le Drian në lidhje me rolin e BE-së në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bashkëpunimi transatlantik është thelbësor për të arritur një zgjidhje përfundimtare, për të parandaluar liderët që shfrytëzojnë ndarjet transatlantike dhe imponimin e zgjidhje etnocentrike”, ka shkruar Bushati.
Encouraging signals from @HeikoMaas & @JY_LeDrian about 🇪🇺 role in 🇽🇰 🇷🇸 dialogue. Transatlantic cooperation is crucial to reach a final solution, to prevent leaders exploiting transatlantic divisions & imposing ethnocentric solutions https://t.co/3xAb1HGlfa
— Ditmir Bushati (@ditmirbushati) May 23, 2020
Kujtojmë se dy kryediplomatët Maas dhe Drian përmes një letre të përbashkët kanë kërkuar që të rinis dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë nën udheqjen e BE-së.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ndërpre në fund të vitit 2018, pasi Prishtina zyrtare vendosi taksën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë. Beogradi e kushtëzoi rikthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e taksës.
Qeveria në detyrë e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti hoqi taksën 100 për qind më 1 prill të këtij viti dhe rivendosi masën e reciprocitetit me Serbinë. /Telegrafi/