Ballkani do të mundohet të vazhdoj serinë e fitoreve në Superligën e Kosovës në futboll.
Suharekasit do të presin para shikuesve të vetë skuadrën e Llapit, e cila xhiron e kaluar pësoi humbje të papritur nga Drenica.
Para takimit të ditës së sotme ka folur për Telegrafin mesfushori i “Xhebrailave, Fatjon Bushati.
Ai beson se së bashku ne lojtarët do të dalin kokëlartë prej stadiumit duke vazhduar me fitore pasi e arritën një gjë të tillë javën e kaluar kundër Lirisë.
“Besoj se me angazhimin e të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik, do të arrijmë të triumfojmë edhe sot”.
“Ne i dimë kualitetet e skuadrës llapjane, jemi përgatitur shumë dhe me përkrahje e publikut, do të vazhdojmë serinë e fitoreve”, tha ai.
Futbollisti më tutje tregoi se bastin e fituar me Granit Osmanollajn, ky i fundit e mbajtur fjalën dhe e ka zbatuar.
Ndryshe, Ballkani dhe Llapi do të takohen sot me fillim në ora 16:45 në Suharekë. /Telegrafi/