Telegrafi

Bush takon Olmertin, pritet takimi me Abbasin

Olmert pranoi se negociatat ndeshen me një numër vështirësish dhe shtoi se për sa kohë që ekzistojnë kërcënime ekstremiste nga Gaza, e cila është nën kontrollin e Hamasit, do të jetë shumë e vështirë të arrihet mirëkuptim.

Presidenti Bush tha se të dyja palët duhet të bëjnë zgjedhje të vështira, por shtoi se ekziston një mundësi historike për arritjen e një zgjidhje përmes ekzistencës së dy shteteve. Presidenti Bush tha se Izraeli duhet të eliminojë vendbanimet e krijuara në territore të diskutueshme dhe palestinezët duhet të ndalin sulmet terroriste.

Vizita e Presidentit Bush në Izrael u shoqërua me një protestë, ku morën pjesë të paktën 5 mijë përkrahës të Hamasit në Gazë, të cilët dënonin politikat amerikane në Lindjen e Mesme.

Grupe radikale izraelite kanë kritikuar nga ana e tyre qëndrimin e presidentit Bush duke e cilësuar si tepër të butë ndaj palestinezëve.

Bush sot shkon në Bregun Perëndimor për një takim të posaçëm me presidentin palestinez Mahmud Abbas. /VoA/