Telegrafi

Bush: Shteti palestinez, një hap i madh drejt paqes

Në një konferencë për shtyp me presidentin e autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, Bush tha se liderët izraelitë dhe palestinezë e kuptojnë "rëndësinë e shteteve demokratike që jetojnë njëri pranë tjetrit" në paqe dhe se ai është i bindur se ata do të ndërmarrin zgjidhje të vështira nëse është e domosdoshme.

“Jam i bindur se me ndihmë të duhur do të lindë shteti palestinez dhe jam i bindur se kur ai të lindë, ky do të jetë hap i madh drejt paqes”, tha presidenti Bush.

Kjo është vizita e tij e parë në Izrael dhe në Bregun perëndimor.