Telegrafi

Bush shpreson në marrëveshjen paqësore izralito-palestineze

Pas bisedimeve me presidentin Hosni Mubarak, Bush tha se përpjekja e tij për të siguruar marrëveshjen paqësore izralito-palestineze deri në fund të vitit ka marrë mbështetjen e vendeve fqinje.

"Ato ishin bisedime serioze dhe unë thash se jam optimist se marrëveshja mund të arrihet. Arsyeja për këtë është sepse unë besoj se udhëheqësia e Izraelit dhe e palestinezëve është e përkushtuar për një zgjidhje me dy shtete. E di se edhe vendet fqinje janë të gatshme të ndihmojnë", tha presidenti Bush. /REL/