Telegrafi

Bush shpall planin për shpëtimin e bankave

Përmes një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Bush ka thënë se qeveria do të garantojë kreditë ndër-bankare për të ringjallë tregun e kredive.

Zyrtarët kanë thënë më herët se qeveria do të blejë aksionet në bankat me telashe, përfshirë disa nga bankat më të mëdha, në një vlerë totale prej 250 miliardë dollarësh.

Paratë do merren nga programi i shpëtimit financiar 700 miliardë dollarësh, i miratuar nga Kongresi në fillim të këtij muaji.

Plani për të blerë aksione kthen mbrapshtë qëndrimin e qeverisë amerikane që deri tash ishte fokusuar në blerjen e borxheve të këqija të bankave.

Të hënën bursat amerikane u rritën në më shumë se 11 për qind duke lënë pas javën më të keqe ndonjëherë.

Edhe tregjet në botë kanë reaguar pozitivisht.