Telegrafi

Bush-Scheffer diskutojnë zgjerimin e NATO-s

Temë diskutimi në këtë takim i cili ishte paralajmëruar qysh në fillim të këtij muaji pritet të jetë zgjerimi i mundshëm i NATO-s dhe misionet e aleancës në Afganistan, Irak dhe Ballkan.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Scheffer, inkurajoi hapur në fillim të këtij muaji, në Konferencën për Sigurimin në Munih, aspiratat e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kroacisë për anëtarësim në NATO.

Ndërkohë edhe SHBA-të kanë deklaruar hapur mbështetjen e vendeve të Kartës së Adriatikut për anëtarësim në NATO. /INA/