Telegrafi

Bush: Po ndryshon qasja ndaj ekonomisë

Kreu i Shtëpisë së Bardhë pas një takimi me drejtuesit e biznesit në Luiziana tha se qasja e njerëzve ka ndryshuar nga "gjendje pranë panikut" në një situatë më të qetë. Megjithatë presidenti Bush tha se ka ende rrugë të gjatë deri në arritjen e qëndrueshmërisë së plotë të tregjeve financiare.

Në të tjera zhvillime kreu i bankës qëndrore amerikane, Ben Bernanke tha se ndoshta do të duhet dhe një paketë tjetër ndihme nga qeveria për të stimuluar ekonominë.

Pas komenteve të Bernankes tregjet financiare amerikane shënuan rritje.