Telegrafi

Bush përgatit një tjetër ndërhyrje

Mendohet se Thesari amerikan do të shpenzojë 250 miliard dollarë për të blerë askione në nëntë bankat kryesore amerikane.

Kjo lëvizje e SHBA-së vjen pas vendimeve të ngjashme të ndërmarra nga qeveritë evropiane.

Drejtorët ekzekutivë nga pesë bankat më të mëdha janë thirrur për bisedime ballë për ballë me Sekretarin amerikan të Thesarit, Henry Paulson.

Në tryezën e bisedimeve, është një plan për ndryshim radikal të sistemit të bankave.

Mendohet se ideja origjinale për blerjen e borxheve të këqija do të shtohet deri në masën 250 miliard dollarë dhe do të përdoret për të blerë direkt bankat.

Ideja është që këto banka të kenë kredi të mjaftueshme që të fillojnë të japin hua, në mënyrë që tregjet e kredive të lëvizin.

E gjitha kjo shumë për shtetëzimin e pjesshëm të sistemit bankar është gati një politikë komplet ndryshe e administratës të Bushit.